Flamurtari bëhet me trajner të ri

Kur mungojnë vetëm tre javë nga starti i kampionatit të ri, Flamurtari është skuadra e vetme që nuk ka bërë merkato. Të gjithë titullarët e sezonit të kaluar u larguan, për shkak të borxheve financiare, ndërsa sinjali i parë i dhënë lidhet me stolin.

Gerd Haxhiu bëhet zyrtarisht trajneri i ri i kuqezinjve. Ish-futbollisti vlonjat rikthehet në skuadrën ku më parë ka qenë futbollist. Klubi njoftoi arritjen e marrëveshjes me 46-vjeçarin, i cili në të kaluarën ka drejtuar Besën, Luftëtarin dhe Korabin.

Gerd Haxhiu ka detyrën e vështirë që të rindërtojë Flamurtarin, ndërsa në misionin e tij do të ketë përkrah edhe një emër tjetër të njohur të futbollit vlonjat, Dritan Sadedini, i cili do të jetë në rolin e zëvendës-trajnerit.

Shkarkoni aplikacionin e A2