Gripi i derrit, Europa Lindore në alarm, vriten mijëra derra

Mbi 120 mijë derra janë asgjësuar në Bullgari në përpjekjen për të kufizuar numrin e rasteve më grip derri. Një lloj afrikan i virusit ka përfshirë shumë ferma në lindje të Europës. 300 raste të reja u raportuan në Rumani në muajin korrik, ku gjithashtu po merren masa për parandalimin e përhapjes së virusit.  Ekspertët janë të shqetësuar për dëmtimin e industrisë së mishit të derrit në kontinent.

Megjithatë disa fermerë në jug të Bullgarisë po refuzojnë t’i vrasin kafshët e painfektuara. Autoritetet në dy prej vendeve më të varfra të Bashkimit Europian po përballen më një sfidë të madhe për të bindur fermerët të aplikojnë masa parandaluese. Kryeministri bullgar, Boiko Boriso premtoi se qeveria do të kompensojë pronarët që i asgjësojnë vullnetarisht derrat.

Virusi bartet nga derrat e egër të cilët mund t’ia kalojnë edhe derrave shtëpiakë. Ndërsa është fatal për kafshët, njerëzit nuk rrezikohen nga virusi. Greqia ka ndaluar importin e derrave nga Bullgaria dhe ka shtuar kontrollet në kufi. Komisioni Europian cilëson Bullgarinë, Poloninë dhe Lituaninë si zonat e reja të rrezikuara nga Komisioni Europian.

Shkarkoni aplikacionin e A2