Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Impianti në Kukës, nis zyrtarisht rikonstruksioni i stadiumit “Zeqir Ymeri”

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 14:22 | Futboll

Pas muajve me radhë me shtyrje, më në fund në Kukës ka nisur puna për ndërtimin e stadiumit të ri.

Presidenti i skuadrës, tanimë edhe në postin e kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, ishte i pranishëm në nisjen e punimeve. Impianti i ri, “Zeqir Ymeri” do të kushtojë 5 milionë euro.

Me këtë stadium, skuadra e Kukësit garanton që më në fund do të rikthehet t’i luajë ndeshjet në shtëpi, jo vetëm në kampionat, por mbi të gjitha edhe në kupat e Europës.

Punimet e investimit të realizuar në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe qeverinë janë parashikuar të zgjasin 15 muaj.

Kjo bën që edhe në këtë sezon, Kukësi t’i luajë ndeshjet në fushë asnjanëse me impiantit që pritet të jetë gati në nëntor të vitit 2020.

A2 CNN Livestream

Dita jonë