Kërkohet dënim me vdekje për autorin e masakrës në El Paso

Drejtësia amerikane kërkon dënim me vdekje për autorin që vrau 21 persona dhe plagosi 26 të tjerë në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Raportimi vjen nga CNN, që citon dokumente të marra nga një gjykatë amerikane.

Patrick Crusius, gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën e El Pasos, nuk shfaqi pendesë për vrasjet. Këtë fundjavë ai qëlloi për vdekje 21 persona në një qendër tregtare, duke synuar kryesisht emigrantë të Amerikës Latine.

Ndërkohë, drejtësia amerikane dha detaje edhe për sulmin tjetër me armë të ndodhur në Ohajo. Sipas policisë, autori qëlloi 41 fishekë, ndërsa kishte në dispozicion 250 të tillë.

Motivet janë ende të paqarta dhe hetuesit po punojnë për zbardhjen e tyre.  

Shkarkoni aplikacionin e A2