Korriku, muaji më i nxehtë në histori

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global. Lajmin e bën të ditur agjencia europiane për ndryshimet klimatike Copernicus.

Jean-Noel Thépaut, drejtor i Copernicus, thotë: “Korriku është zakonisht muaji më i nxehtë i vitit, por, sipas të dhënave tona, këtë herë ishte më i nxehti i regjistruar ndonjëherë”.

Konfirmimi vjen edhe nga organizata meteorologjike kombëtare. Edhe muaji paraardhës solli temperatura që alarmuan ekspertët, e që po sipas agjencisë për ndryshimet klimatike ishte qershori më i nxehtë në histori. Rekordin paraprak e mbante korriku i vitit 2016, vit kur mbi temperaturat globale peshoi ndikimi i El Nino-s, fenomen klimatik periodik që verifikohet mesatatisht çdo 5 vite në Oqeanin Paqësor.

Nëse krahasojmë temperaturat e sotme me ato të epokës paraindustriale, lëvizja është me 1,2 gradë sipas ekspërtëve të OKB për klimën. Por, duket se rekordet nuk do të ndalen.

“Me rritjen e efektit serrë dhe impaktit të tij në temperaturat globale, do të vazhdojmë të thyejmë rekorde të tjera”, deklaron Thepaut. 

Gjatë muajit korrik termometri shënoi vlerën rekord të 42,6 gradëve në Paris, e gjithashtu në Belgjikë, Holandë dhe Gjermani temperaturat maksimale ishin më të lartat e regjistruara ndonjëherë. 

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat