Paloka: Regjistrimi i aleatëve, jo përçarje e opozitës

Partia Demokratike e njeh 13 Tetorin si akt të ligjshëm për t’u respektuar, por ndryshe nga aleatët kryesorë, nuk e hodhi hapin e regjistrimit si subjekt zgjedhor në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  

Në ditën e skadimit të afatit ligjor për regjistrimin e partive në zgjedhjet që Presidenti Ilir Meta ka dekretuar, Luzim Basha përforcon kushtet për zgjidhjen e krizës: ajo, sipas kryeopozitarit, vjen vetëm pas arrestimit të eksponentëve të mazhorancës, të përfshirë në krime zgjedhore.

“Vetëm zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me një qeveri tranzitore, pa hajdutin psiqik, dhe ndëshkimi i politikanëve që vodhën zgjedhjet, do ta çlirojnë demokracinë dhe drejtësinë nga kjo bandë kriminale. Kësaj radhe, zgjidhja e krizës kalon nga politikanë me pranga në duar”, shkruan Basha në Facebook.

Por, a është ky një qëndrim që i përçan demokratët me aleatët që formalisht iu drejtuan KQZ-së për t’u regjistruar për zgjedhje më 13 tetor?

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, shprehet: “Të gjitha partitë kanë të drejtën e tyre të veprimit, por e rëndësishme është që kemi një datë zgjedhjesh të dekretuar nga Presidenti. Të gjitha institucionet që merren me zgjedhjet, kanë detyrimin ligjor që të zhvillojnë procedurat lidhur me këtë dekret. Regjistrohemi apo jo ne, kjo varet nga vendimet tona. Për ne, rëndësi kanë standardet e zgjedhjeve”.

Pavarësisht sinjaleve që vijnë nga aleatët se duhet negociuar edhe me Edi Ramën kryeministër, Paloka thotë se dialogu me të mund të bëhet vetëm si kryetar i PS: “Rama si kryeministër nuk mund të ulet në tavolinë me PD-në dhe nuk kam dëgjuar asnjë nga aleatët tanë të thonë ndryshe”.

Demokratët ndodhen në takime intensive në bazë për të përgatitur strukturat për zgjedhjet e parakohshme, kurdo që ato të vijnë. Ndërkohë, mazhoranca po merr drejtimin e të gjitha bashkive, pavarësisht rezistencës kundër rotacionit në disa bashki të demokratëve.

Marrjen e drejtimit në gjithë pushtetin vendor nga PS-ja, Paloka e cilëson grabitje, ndërsa zgjedhjet e 30 qershorit, nul.  

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat