PSG ofron 60 milionë euro për yllin e Juventusit

Paris Saint Germain ka bërë një ofertë të majme për një nga yjet e Juventusit.

Sipas mediave sportive italiane, klubi francez kërkon të blejë për 60 milionë euro argjentinasin Paulo Dybala.

Pasi sulmuesi nuk pranoi të bëhej pjesë e shkëmbimit me Lukakun dhe të transferohej te Manchester United, pasi nuk ra dakord për pagën dhe të drejtat e imazhit me “Djajtë e Kuq”, Dybala mund ta vazhdojë karrierën te kampionët në fuqi të Francës.

Gjithsesi, bardhezinjtë kërkojnë të paktën 80 milionë euro për sulmuesin.

Në ditët në vijim pritet që të mësohet më shumë mbi të ardhmen e Paulo Dybala.

Shkarkoni aplikacionin e A2