Pushime nën ethet e garës, muaji gusht i ngjeshur me afate për zgjedhjet e 13 tetorit

Presidenti Ilir Meta ka zgjedhur periudhën e dytë zgjedhore të vitit, atë të vjeshtës, 15 shtator-30 nëntor, për të caktuar të dielën e 13 tetorit si ditë zgjedhjesh lokale.

Nga kjo datë, duhet të nisë edhe llogaritja e ditëve për afatet që pararendin një ditë zgjedhjesh. Sipas Kodit Zgjedhor, çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se70 ditë përpara datës së zgjedhjeve.

Pra, data 4 gusht ishte afati i fundit për të dorëzuar në KQZ kërkesën, por meqenëse ishte ditë pushimi, afati mbyllet sot.

Më tej, koalicioni zgjedhor në shkallë vendi duhet që jo më vonë se 60 ditë përpara datës së zgjedhjeve, të regjistrohet. Afati për partitë që duan të shkojnë në zgjedhjet e 13 tetorit, është data 14 gusht.

Partia politike, depoziton në KQZ listën shumë-emërore të kandidatëve të saj për çdo zonë zgjedhore jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve. Pra, me 24 gusht, por meqenëse është e shtunë, ky afat shtyhet deri më 26 gusht.

Shkarkoni aplikacionin e A2