Raporti: Një në 4 europianë nuk i përballojnë dot pushimet

Një në 4 qytetarë europianë nuk i përballojnë dot pushimet e verës. Sipas Eurostat, zyrës europiane të statistikave, 28% e qytetarëve të Europës nuk kanë mundësi të pushojnë, duke bërë që pushimet të mbeten një dëshirë për vitin e ardhshëm.

Mundësi e largët pushimet duken për familjet me vetëm njërin prind apo me prindër të divorcuar. Por si klasifikohen shtetet, banorët e të cilëve pushojnë më shumë dhe ata që nuk kanë mundësi për disa ditë relaks? Sipas Eurostat, 90% e qytetarëve suedezë kanë pushuar në 2018, një nga vendet e Europës apo edhe Amerikë.

Ndërsa 59% e qytetarëve të Rumanisë nuk kanë bërë asnjë ditë pushimi. Gjermania renditet diku në mes të listës, me vetëm 14.7% të banorëve të saj, që e kanë patur të pamundur të përballojnë pushime. Sa i takon holandezëve, austriakëve dhe danezëve, në një mënyrë apo tjetrën, gjithnjë e gjejnë mundësinë për pushime, madje edhe luksi.

Fatmirësisht, thekson Eurostat, nga viti në vit statistikat janë përmirësuar. Në qoftë se në 2010, 373.3% e europianëve nuk përballonin dot pushime, në 2018, shifrat flasin për 27.9%.

Po sipas, europianët zgjedhin të pushojnë brenda vendeve të BE-së, ku prej vitesh kryeson Spanja dhe pas saj renditen Italia, Franca dhe Gjermania, ku çmimi mesatar i akomodimit është 73 euro për natë.

Shkarkoni aplikacionin e A2