Rrëfehet dëshmitarja e masakrës së Teksasit: Agresori ishte i qetë dhe gjakftohtë

21-vjecari që vrau 20 vetë në një dyqan të Teksasit, dukej si personi më i qetë i mundshëm, sipas një prej viktimave të tij.

Duke folur nga shtrati i spitalit, Maribel Latin tha për mediat se Patrick Crusius iu ishte afruar me gjakftohtësi dhe më pas kishte hapur zjarr.

“Papritur, ndërsa ishim duke qeshur e duke u argëtuar, dëgjuam zhurmën e të shtënave, por nuk e dinim ende që ishin plumba. Mendova se dikush po hidhte fishekzjarre në rrugë. Më pas, e kuptuam se bëhej fjalë për të shtëna me armë. Filluam të bërtisnim dhe u shtrimë në tokë. Nuk dinim ku të shkonim… nga të dilnim. U fsheha pas një makine që gjendej atje dhe pashë të riun që po na qëllonte. E pashë teksa rimbushte karikatorin dhe ecte me gjakftohtësi drejt nesh. Qëlloi 8 herë dhe m’u desh të shtiresha si e vdekur. Ai dukej si personi më i qetë kisha parë ndonjëherë”, tregoi nga shtrati në spital Maribel Latin.

Patrick Crusius vrau 20 persona dhe plagosi 26 të tjerë pas të shtënave me armë zjarri në El Paso të Teksasit (SHBA).

Shkarkoni aplikacionin e A2