Shpërthim i fuqishëm në një bazë ushtarake ruse në Siberi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur këtë të hënë në një bazë ushtarake ruse në Siberi, ku nga të dhënat e para të mediave ndërkombëtare raportohet për të paktën 4 persona të plagosur.

Shpërthimi ka ndodhur në një depo municionesh në bazën ushtarake, e cila ndodhet gjashtë milje nga qyteti Achinsk, në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë.

Grupet e shpëtimit kanë evakuuar banorët në një perimetër prej 12 miljesh. Autoritetet thanë se paraprakisht nuk ka rrezik për banorët, megjithatë u kërkua atyre të qëndrojnë sa më larg nga baza ushtarake.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se depoja mbante deri në 40 mijë predha për tanke.

Shkarkoni aplikacionin e A2