Skënderbeu, vendimi i Gjykatës Federale jepet në qershor 2020

Edhe pse figuronte si një shoqëri aksionere, me Bashkinë që zotëronte 25% të aksioneve, Skënderbeu ka funksionuar gjithmonë si një shoqatë sportive dhe drejtuesit e pushtetit lokal kanë qenë jashtë vendimmarrjes.

Deklarata erdhi nga kreu i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo. Ai njoftoi se pas konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, Skënderbeu pret vendimin e Gjykatës Federale të Zvicrës në qershor të vitit 2020.

Kryebashkiaku pohoi se së bashku me Presidentin Takaj po shqyrtohen alternativat e përfaqësimit të futbollit korçar në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Fjalë të cilat konfirmojnë zërat se drejtuesit e klubit po mendojnë të shndërrojnë Devollin ose Dinamon në skuadrat e qytetit të Korçës.

Një tregues se Skënderbeu rrezikon të dënohet edhe në Shqipëri me zbritjen në Kategorinë e Tretë.

Shkarkoni aplikacionin e A2