Trafikanti i drogës shndërrohet në femër, por dështon arratisja nga burgu

Ishte një plan i hollësishëm për t’u arratisur nga burgu, por edhe pse ishte shndërruar në një femër, trafikanti i drogës Clauvino da Silva, 42 vjeç, nuk mundi të arratisej nga burgu në Brazil.

Ai kishte vendosur një maskë silikoni, e cila ngjasonte me vajzën e tij, veshje femrash dhe maskimi ishte perfekt. Por emocionet dhe syri i mprehtë i rojeve të burgut bëri që arratisja të dështojë.

“Oficerët dyshuan për pamjet e tij, veçanërisht për faktin se ai ishte mes 7 vajzave të tjera të cilat ishin vizitore në burg dhe dukej që po e rrethonin qëllimisht për të mos u diktuar nga oficerët”, tha një zyrtar i burgut.

I njohur si “Baixinho”, i shkurtri, është dënuar me burgim të përjetshëm për trafik droge.

6 vite më parë, Clauvino da Silva, së bashku me 30 të burgosur të tjerë, arritën të arratiseshin nëpërmjet rrjetit të kanalizimeve të burgut, por ai u kap menjëherë nga policia.

Shkarkoni aplikacionin e A2