Vrasja e bashkëshortes, Apeli i Krimeve mbyll përjetë në qeli Sadetin Sulën

Apeli i Krimeve të Rënda ka mbyllur përjetë në qeli Sadetin Sulën. Kjo gjykatë la në fuqi vendimin e dhënë nga Shkalla e Parë e Krimeve për biznesmenin shkodran të akuzuar si porositësin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Suela Sula.

Gruaja u vra në prill 2016 në tualetin e një mobilierie në pronësi të familjes. Si ekzekutor i saj është fajësuar në një proces paralel te Krimet e Rënda Fatjon Karmeshta, punonjës i mobilierisë.

Në gjykim u zbulua se mes bashkëshortëve Sula kishte pasur debate të forta pasi Sadetin Sula vinte në dyshim atësinë e njërit prej fëmijëve të tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2