Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zbardhet dinamika e ngjarjes së Vlorës, dy nga autorët e dyshuar janë vëllezër

Nga A2 CNN
5 Gusht 2019, 12:26 | Kronikë
Zbardhet dinamika e ngjarjes së Vlorës, dy nga autorët e dyshuar

Në vijim të hetimeve për zbardhjen e ngjarjes së rëndë në qytetin e Vlorës, ku humbi jetën një person dhe mbetën të plagosur dy të tjerë, Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe mënyrën se si rrodhi ngjarja.

Nga sekuestrimi i pamjeve të sigurisë, në ambientet e lokalit ku është kryer vrasja, policia ka arritur të identifikojë si autorë Eduart Xhezon, Ariel Kingjin dhe vëllezërit Çelik dhe Geno Lena.

Konflikti ka nisur pasi një kalë ka kaluar gjatë ditës mes plazhistëve në zonën që administrohej nga Arben dhe Ergest Beqiraj. Babë e birë kanë dhunuar personi që ishte mbi kalë dhe ai më pas është larguar.

Një orë me vonë ka mbërritur në zonë një makinë me katër persona. Dy prej të cilëve janë afruar për të diskutuar dhe dy të tjerë në distancë pasi ka nisur konflikti verbal kanë shtënë në drejtim të Arben Beqirajt, të birit Ergest Beqiraj dhe kushëririt të tyre Nesim Hodaj.

Pas disa orësh Arben Beqiraj ndërroi jetë në spital. Viktima nuk rezulton me precedentë të mëhershëm penal ndërsa i biri, Ergest Beqiraj, ka qenë i përfshirë në plagosje me armë të ftohta në 2018-ën dhe ka qenë i dyshuar si autor i vendosjes së eksplozivit në lokalin e Brikelo Brahimaj, por sipas bluve ky konflikt nuk ka lidhje me ngjarjen e djeshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë