Arrestohen 3 vëllezërit gjobëvënës në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacion “Brothers” dhe ka vënë në pranga 3 vëllezër nga Dibra, nën akuzën e gjobëvënies.

Vëllezërit Xh. T. 23 vjeç, E. T.  32 vjeç dhe A. T. 32 vjeç, përmes kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve kanë tentuar t’i marrin 50 mijë euro një shtetasi.

Operacioni, pas një pune të mirëorganizuar nga Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Shkarkoni aplikacionin e A2