Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dështoi pak ditë më parë në arratisjen spektakolare, fund tragjik për bosin e drogës

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 18:21 | Bota
Dështoi pak ditë më parë në arratisjen spektakolare,

Kishte tentuar pak ditë më parë një nga arratisjet më të bujshme të viteve të fundit, duke u shndërruar falë një maske silikoni në një vajzë, por dështoi dhe forcat e rendit e rikthyen në qelinë ku do të shpenzonte gjithë jetën e mbetur, pas vendimit për dënim të përjetshëm.  

Ky mendim me sa duket ka qenë i tepërt për trafikantin e drogës Clauvino da Silva, i cili u gjet sot i varur në qelinë e tij në burgun e sigurisë së lartë brazilian të Bangu.

https://a2news.com/2019/08/05/trafikanti-i-droges-shnderrohet-ne-femer-por-deshton-arratisja-nga-burgu/

Pamjet e maskimit të Da Silva, lider i një prej bandave më famëkeqe të Brazilit, Red Command, bënë xhiron e rrjeteve sociale ditën e shtunë, teksa tentativa e tij dukej më shumë skenari i një filmi tip “Mission Impossible” sesa realitet.

Trafikanti 42 vjeçar u transferua këto ditë nga burgu i Gericino, ku kishte planifikuar edhe arratisjen spektakolare.

Brazili është një nga vendet me më shumë të burgosur në botë, rreth 750 mijë, dhe vetëvrasjet dhe vdekjet në burg janë nga më të shpeshtat.  

Vetëm një javë më parë, 57 persona u vranë në një burg në shtetin brazilian të Para pas një revolte të brendshme.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani