Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Dy vajzat që lënë pas Ronaldon... në “Instagram”

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 11:45 | Showbiz

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka llogarinë me më shumë ndjekës në “Instagram”. Ai ndiqet në këtë rrjet social nga 178 milionë persona.

Megjithatë, mbretëresha e këtij rrjeti social mund të cilësohet Kylie Jenner, e cila edhe pse ndiqet nga 142 milionë persona, të ardhurat e saj janë shumë të mëdha se sulmuesi i Juventusit.

Sipas “mediave rozë”, Kylie fiton 1.266 milionë dollarë për një postim në “Instagram”. Ronaldo nuk renditet as i dyti pasi ky vend mbahet nga këngëtarja Ariana Grande, e cila fiton 996 mijë dollarë për një postim. Në vendin e tretë renditet futbollisti me 975 mijë dollarë për postim.

Edhe pse një nga blogeret më të njohura në botë, Chiara Ferragni renditet vetëm në vendin e 43-të me 58 mijë dollarë për një postim.

Shifra të çmendura që për një person të thjesht do t’i ndryshonte jeta për një postim të vetëm nga yjet e showbiz e sportit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë