Euro në pikiatë, zbret në 120 lekë, i afrohet nivelit më të ulët historik – A2

Euro në pikiatë, zbret në 120 lekë, i afrohet nivelit më të ulët historik

Monedha europiane ka zbritur poshtë kuotës së 121 lekëve, duke iu afruar nivelit më të ulët historik në 11 vitet e fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet në tregun e këmbimit valutor vendas për 120.7 lekë.

Sasia e lartë e euros në qarkullim që vjen nga burimet informale, prurjet e larta në valutë nga turistët si dhe të ardhurat nga emigrantët janë edhe faktorët kryesojë që kanë çuar në zhvlerësimin e mëtejshëm të euros.

Ekspertët vlerësojnë se monedha europiane do të nënçmohet më tej deri në fund të këtij muaji, për t’u stabilizuar më pas në shtator, me mbylljen e sezonit turistik.

Që prej fillimit të këtij viti valuta ka humbur rreth 4 lekë, duke prekur kështu rekordin historik më të ulët që prej vitit 2008, kur euro këmbehej me 120.4 lekë.

Shkarkoni aplikacionin e A2