“Fast and the Furious” në rrugët e Londrës, aksident 1 milionë dollarësh!

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në një rrugë në Londër, ku një Audi Q7 u përplas me 11 makina luksoze.

Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë duken dy makina që lëvizin me shpejtësi shumë të larta. Më pas, njëra prej tyre humbet kontrollin dhe merr përpara automjetet e parkuara në anë të rrugës, mes tyre një McLaren me vlerë 200 mijë paund, një Porsche 40 mijë paund dhe një Bentley 200 mijë paund.

“Mendova se kishte rënë një helikopter. Zhurma ishte shumë e madhe. Shoferi doli nga makina dhe ishte i gjakosur në kokë. Ai tha fillimisht se po e ndiqnin, por tashmë që kemi parë videon e kuptuam të vërtetën”, tha një banore e zonës.

Drejtuesi i Audi Q7-ës u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa më pas do të përballet me ligjin.

Shkarkoni aplikacionin e A2