Grabitje në mes të ditës në Tiranë

Një grabitje me maskë ka ndodhur në mes të ditës në Tiranë.

Policia njofton se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një pistolete, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Shkarkoni aplikacionin e A2