Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Hysaj, në Londër, Torino apo... sërish nën urdhrat e Ancelotti?!

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 12:30 | Aktualitet
Hysaj, në Londër, Torino apo... sërish nën urdhrat e

Jemi në prag të nisjes së sezonit të ri dhe e ardhmja e kapitenit të kombëtares se Shqipërisë, Elseid Hysaj vazhdon të mbetet në udhëkryq.

Shumë skuadra janë interesuar për shkodranin deri tani, por lëvizjet konkrete kanë munguar dhe ai vijon të mbetet nën urdhrat e trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti.

Pak ditë më parë, mediat në Itali raportuan se mbrojtësi shqiptar kishte marrë një telefonatë nga trajneri i ri i Romës Fonseca, por që prej atij momenti duket se nuk ka pasur me negociata mes palëve, të paktën nuk është bërë asnjë lajm publik. Më herët, u sfumua edhe alternativa Atletico Madrid, ku Simeone vendosi të transferonte mbrojtësin e Tottenham Kieran Trippier.

Në garë për Hysajn janë futur edhe kampionët e Italisë, Juventusi, pasi interesimit të Manchester City-t për portugezin Cancelo.

Në anën tjetër, mediat angleze raportojnë se Mauricio Pochettino ka mbetur pa mbrojtës të djathtë pas shitjes së Trippier e më pas edhe një dëmtimi të rëndë të Juan Foyth dhe tashmë ai ka hedhur sytë nga shqiptari.

Megjithatë, deri në këtë momente në merkato ende nuk mund të flitet me siguri për skuadrën e re të shkodranit, i cili ka shprehur më herët dëshirën për t’u larguar nga Napoli për të pasur më shumë minuta në këmbë, të cilat do të ndihmonin atë edhe në ndeshje që do të jetë pjesë e Kombëtares kuqezi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani