Konflikt me armë mes dy të rinjve në Bilisht

Dy të rinj janë konfliktuar gjatë së hënës me njëri-tjetrin në Bilisht dhe situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.

Mësohet se 25-vjeçari me inicialet R.F ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të 20-vjeçarit, shtetasit me inicialet K.B. për motive banale. Fatmirësisht, plumbi nuk e ka kapur dhe më pas i riu është larguar me automjetin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes nga policia u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja dhe një fishek.

Policia po punon për arrestimin e autorit të kësaj ngjarje.

Shkarkoni aplikacionin e A2