Krasta, “mushkëria” e qytetit të Elbasanit e lënë në harresë nga bashkia

E cilësuar si “Mushkëria e gjelbër” e qytetit të Elbasanit, kodra e Krastës, e pyllëzuar 6 dekada më parë duket se është lënë pas dore nga pushteti lokal. Në kushtet kur parku “Rinia” prej tre vitesh vazhdon rikonstruksionin, kodra e Krastës mbetet i vetmi vend, ku qytetarët elbasanas mund të kryejnë shëtitje, ecje dhe vrapime në natyrë dhe ajër të pastër.

Por, përveç asaj që të ofron natyra, Krasta po vuan thuajse inekzistencën e strukturave lokale që kujdesen minimalisht për pastërtinë. Këtë fakt e konstatojnë çdo ditë si të rinjtë ashtu edhe më të moshuarit, që preferojnë të mbajnë në formë trupin dhe shëndetin e tyre në këtë kodër

Në këtë situatë kanë përgjegjësinë e tyre edhe qytetarët që hedhin vend e pa vend ambalazhet e ushqimeve dhe pijeve që konsumojnë. Por nga ana tjetër është fakt që bashkia e ka lënë thuajse jashtë çdo vëmendje këtë park. Madje edhe në rrugët e qytetit, shumë pranë Bashkisë vërehen mbeturina dhe nuk është vështirë të kuptosh që punëtorët e pastrimit kanë kohë që nuk e bëjnë punën e tyre, ndërsa Bashkia ka kohë që nuk kontrollon ata që paguhen me taksat e qytetarëve të Elbasanit.

Shkarkoni aplikacionin e A2