Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Më detyruan shqiptarët”, por gjyqtarët nuk i besojnë dhe dënojnë me burg trafikantin anglez

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 21:33 | Kronikë

Një shtetas anglez u dënua nga Gjykata e Canterbury-it në Angli për trafikim të qenieve njerëzore, pasi në tetorin e vitit 2016 kishte tentuar të kalonte kufirin anglez nga Franca përmes tunelit nënujor që lidh dy vendet, bashkë me 11 emigrantë ilegal me origjinë shqiptare.

Peter Martin, 51 vjeçar, i deklaroi autoriteteve kufitare franceze se po kthehej në Angli pas blerjes të disa pijeve alkoolike për një festë, por në furgonin e tij tip Ford Transit nuk u gjetën kasa me birra por 10 meshkuj dhe një grua, që kishin tentuar të kalonin ilegalisht në këtë mënyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Peter Martin, i dënuar për trafikimin e 11 shqiptarëve

I akuzuari ka mohuar autorësinë e tij, madje gjatë gjithë kohës ka akuzuar një bandë kriminale shqiptare, që sipas tij e ka detyruar të transportojë shqiptarët përtej kufirit, duke kërcënuar me jetë atë dhe familjen e tij.

Por gjykatësit anglezë nuk i kanë besuar bashkëkombësit të tyre, që nuk arriti të japë asnjë provë konkrete për këto kërcënime, dhe e dënoi atë me më shumëse 5 vjet burg.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu