Meta i kthen Kuvendit ndryshimet në Kodin Penal

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal. 

Në argumentet e Presidentit thuhet se ndryshimet paraqesin paqartësi në formulimin e disa paragrafëve të tyre, nuk janë në harmoni apo në ndonjë rast mbivendosen me parashikime të tjera të Kodit Penal, shkaqe këto, që mund të sjellin zbatim të gabuar në praktikë apo keqinterpretim me pasojë cenimin e parimeve kushtetuese dhe të sigurisë juridike.

“Duke pasur parasysh se Gjykata e Lartë, që është e ngarkuar për unifikimin apo edhe interpretimin e përdorimit të normave ligjore, prej disa muajsh nuk është funksionale dhe askush nuk mundet të parashikojë sot se kur do të plotësohet kjo trupë gjyqësore me numrin e nevojshëm të gjyqtarëve që mund të bëjnë unifikimin e praktikës gjyqësore në procesin penal, vlerësohet se nuk do të jetë e mundur kryerja e analizës gjithpërfshirëse të ndryshimeve dhe efekteve që mund të kenë ndryshimet e propozuara mbi efektivitetin në sistemin e drejtësisë penale”, argumenton kreu i shtetit. 

Shkarkoni aplikacionin e A2