Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Panik në avionin e British Airways, tymi përfshin kabinën

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 10:40 | Bota
Panik në avionin e British Airways, tymi përfshin kabinën

Pasagjerët e një avioni të British Airways përjetuan momente tmerri pak minuta para se të uleshin në destinacionin e tyre në Spanjë. Tymi përfshiu kabinën 10 minuta përpara se avioni i nisur nga Londra të ulej në aeroportin e Valencias.

Kompania konfirmon se incidenti ka ndodhur në fluturimin BA422 dhe se fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk mbeti i lënduar gjatë momenteve të panikut. Ata janë evakuuar me shpejtësi në momentin që avioni u ul në pistë.

https://www.youtube.com/watch?v=1xfn3DlaLfE

Autoritetet kanë hapur një hetim për të zbuluar shkaqet e tymit në kabinën e avionit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani