Pasuesi i Mogherinit, Këshilli i Europës zgjedh zyrtarisht spanjollin Borrell

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian emëruan zyrtarisht spanjollin Josep Borrel si pasues të Komisioneres për Punë të Jashtme, Federica Mogherini. Konfirmimi vjen nga një zëdhënës i Brukselit.

Ai do të nisë punën në nëntor, nëse kandidatura e tij do të aprovohet edhe nga Parlamenti Europian. Emërimi i spanjollit erdhi pas zgjedhjes së Ursula von der Leyen në drejtim të Komisionit Europian.

Socialisti Borrell është aktualisht ministër i Jashtëm i Spanjës dhe më përpara ka shërbyer edhe si president i Parlamentit Europian. 72 vjeçari pritet të marrë në duar drejtimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë si dhe një sërë procesesh të tjera të papërfunduara nga Mogherini.

  • LAJMI I FUNDIT | Dështimi për negociatat, Merkel: Më vjen shumë keq, do t’i rikthehemi çështjes
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Maqedonia e Veriut ka bërë shumë me çështjen e emrit
  • LAJMI I FUNDIT | Merkel: Edhe Shqipëria ka bërë shumë, merrni për shembull çështjen e vetting-ut
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Nuk e ndjejmë veten gati për të hapur negociata
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete
  • LAJMI I FUNDIT | Macron: Në 2008 bëmë disa lëvizje të nxituara me vizat