Përplasen motorët në Divjakë, humb jetën i riu

Një i ri 21-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e së hënës në një aksident ku u përfshinë dy motoçikleta në zonën e Divjakës.

Aksidenti ndodhi pranë fshatit Zharrnec dhe për pasojë u plagosën dy drejtuesit e motoçikletave E.M. 24 vjeç dhe R.Sh. 21 vjeç i cili më pas ndërroi jetë në spitalin e Lushnjes për shkak të plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. 

Shkarkoni aplikacionin e A2