Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Presidentja kroate shkakton debate: “Më vjen keq që nuk kam qëlluar serbët gjatë luftës”

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 11:42 | Ballkani
Presidentja kroate shkakton debate: “Më vjen keq që nuk kam

Një deklaratë e presidentes kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç për luftën mes Serbisë dhe Kroacisë ka shkaktuar reagime të shumta në mediat e Beogradit.

Gazeta e përditshme “Informer”, në faqen e saj të parë për ditën e martë, ka publikuar një foto të presidentes Kitaroviç me veshje ushtarake ku citohet të ketë thënë “Më vjen keq që nuk kam qëlluar serbët gjatë luftës.”

Deklarata e presidentes kroate ka ardhur në ceremoninë përkujtimore për 24 vjetorin e operacionit “Stuhia” me anë të të cilit Kroacia rivendosi kontrollin ndaj tërësisë territoriale të saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë