Protestat në Hong Kong, Kina paralajmëron: Mos luani me zjarrin

Kina lëshon një paralajmërim të fortë ndaj protestuesve në Hong Kong.

“Përpjekjet për të luajtur me zjarrin do të kthehen kundër jush”, tha zëdhënësi i Ministrisë për Hong Kongun në Kinë.  

Ai shtoi se demonstruesit radikalë po e zhysin territorin në një situatë të rrezikshme dhe i paralajmëroi ata të mos e ngatërronin vetëpërmbajtjen me dobësi.

Prej 9 javësh, Hong Kongu është përfshfshirë nga protestat antiqeveritare. Të hënën, thirrjet për grevë të përgjithshme shkaktuan probleme të rënda në qarkullim, ndërsa mbi 200 fluturime u anuluan.

Protestuesit kërkojnë hetime të pavarura për dhunën e ushtruar nga policia, tërheqje të plotë të ligjit kontrovers për ekstradimet në Kinë dhe dorëheqjen e lideres Carrie Lam.

Shkarkoni aplikacionin e A2