Pushimet familjare të politikanëve mes krizës

Situata politike në vend nuk është aspak e mirë, por jemi në sezon pushimesh dhe politika nuk e harron. Sesioni parlamentar është mbyllur e pjesa më e madhe e politikanëve në vend janë larguar nga kryeqyteti për të pushuar me familjet e tyre apo njerëzit e afërt.

Për Kryeministrin Rama pushimet janë familjare dhe për ta treguar këtë, nuk ka hezituar të postojë foto. Këtë të martë, Rama u shfaq një foto në “Instagram” me djalin e tij të vogël, Zahon, ndërsa shkroi: “Insta of the day”.

View this post on Instagram

INSTA 😍F THE DAY

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Të dielën, Presidenti Meta bëri një postim nga Prevalla, atje ku ishte duke pushuar së bashku me familjen e tij, dy vajzat, djalin dhe bashkëshorten, njëkohësisht kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Por gjithsesi, edhe pse jashtë Tiranës, Meta e ka marrë “situatën politike me pushime”, duke postuar thuajse çdo ditë në lidhje me të.

Në anën tjetër, situata është krejtësisht e kundërt për liderin e opozitës, Lulzim Basha, i cili ashtu siç pati deklaruar, kjo verë nuk do të ketë pushime. Lëvizjet e vetme janë nga veriu në jug, duke zhvilluar takime me qytetarët.

Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët në Patos

Kreu i rikonfirmuar i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte pranë djalit të tij këtë të martë, duke postuar një foto së bashku me të. “U rritëm ne, 10 muaj”, shkruan Veliaj bashkëngjitur fotos, duke mos e saktësuar nëse ndodhet në Tiranë apo jo.

View this post on Instagram

U rritëm neve! 👼🏻🥄🍚📆 #10Muaj

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

KQZ është shndërruar institucioni më vëmendjen më të madhe ditët e fundit pas kërkesës së aleatëve të PD për t’u regjistruar për zgjedhjet e 13 tetorit. Por të shtunën, ky institucion dështoi të mblidhje pasi nuk arriti kuorumin dhe i pranishëm ishte vetëm kreu Zguri, ndërsa tha se anëtarët e tjerë janë me pushime. Këtë e vërteton edhe Bledar Skënderi, i cili ka postuar foto nga Malësia e Madhe.

Bledar Skënderi në Malësinë e Madhe

I nxehti i verës pritet të pasohet nga i nxehti politik me rikthimin nga pushimet në shtator.

Shkarkoni aplikacionin e A2