Radhë kilometrike në Vlorë-Orikum pas një aksidenti

Për shkak të aksidentit të shkaktuar në aksin Vlorë-Orikum ky segment ka qëndruar i bllokuar për rreth 40 minuta, duke shkaktuar radhë kilometrike automjetesh.

Është dashur ndërhyrja e Policisë Rrugore për fillimin normal të qarkullimit të mjeteve dhe normalizimin e situatës.

Në pikun e sezonit turistik, aksi nga Kalaja në drejtim të Orikumit është një prej akseve me fluksin më të lartë të automjeteve dhe qarkullimit.

Shkarkoni aplikacionin e A2