Raportimi nga mediat serbe: Bolton në Prishtinë dhe Beograd, vizita në fund të gushtit

Këshilltari i Presidentit amerikan, John Bolton, mund të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit. Raportimi vjen nga mediat serbe që theksojnë se Shtetet e Bashkuara pritet të nisin një fushatë serioze për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Bolton më herët është shprehur i hapur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve, nëse palët bien dakord.

Mundësia e vizitës të zyrtarit amerikan është konfirmuar edhe nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç. Megjithatë, ai theksoi se kusht kryesor për këtë është heqja e taksës 100% e vendosur nga Kosova.

Ndër të tjera, Daçiç njoftoi se do të udhëzojë të gjithë serbët që jetojnë në Amerikë që të votojnë për Donald Trump në zgjedhjet presidenciale. Shefi i diplomacisë serbe thotë se kjo do ta forcojë pozicionin e Beogradit në administratën e Uashingtonit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN