Roshi, lojtari i ndeshjes dhe në formacionin e javës

Lajme të mira vijnë nga Rusia për trajnerin italian të kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja. Odisa Roshi i ka bërë një nisje mjaft të mirë kampionatit.

Ai e nisi si nga pankina ndeshjen e fundjavës me skuadrën e tij Akhmat Groznin ndaj Orenburgut, ndërsa më pas ishte vendimtar me golin e shënuar.  Mesfushori hyri si zëvendësues në fillim të pjesës së dytë, duke zënë vendin e Bernard Berishës. Në minutën e 70, Roshi arriti të shënonte me kokë golin e fitores 2-1 pas daljes së gabuar të portierit kundërshtar.

Ky gol dhe paraqitja në ato minuta që luajti bëri që mesfushori shqiptar të zgjidhej lojtari i ndeshjes. Po ashtu, ai ka përfunduar edhe në formacionin e javës së katërt në ligën e parë të futbollit në Rusi.

Shkarkoni aplikacionin e A2