Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Shqiptari rrëmben dhe abuzon seksualisht me ish-partneren italiane, arrestohet

Nga A2 CNN
6 Gusht 2019, 12:07 | Kronikë

Policia italiane në Foligno arrestoi një 30-vjeçar shqiptar nën akuzën se rrëmbimit, dhunimit dhe abuzimit seksual me ish partneren e tij.

Gruaja 28 vjeçare italiane, nënë e dy fëmijëve, u rrëmbye me dhunë nga ish partneri i saj dhe u mbajt e mbyllur për tre ditë në një apartament ku u dhunua dhe seksualisht nga ai.

Gjatë udhëtimit me makinë në Castel Romano, gruaja gjeti forcën për t’u hedhur nga mjeti në lëvizje duke parë se në zonë kishte shumë lëvizje kalimtarësh të cilëve ajo iu kërkoi ndihmë. Pavarësisht kësaj 30-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ndaloi makinën në mes të rrugës dhe nisi sërish ta dhunonte ish partneren e tij italiane. Ai u largua nga vendngjarja, por falë kamerave të sigurisë u arrestua disa orë më vonë nga policia.

Gjatë pyetjeve në polici, 28-vjeçarja tregoi para hetuesve për marrëdhënien e “sëmurë” të dashurisë mes tyre dhe dhunën fizike dhe psikologjike që ka duruar prej më shumë se një viti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani