Teksasi në vitin 2019: polici i bardhë mbi kalë, i ndaluari me ngjyrë tërhiqet me litar

Foto shokuese janë publikuar ditët e fundit, ku duken dy policë të bardhë mbi kuaj që tërheqin me litar një të ndaluar me ngjyrë, i cili i ka duart me pranga mbrapa kurrizit.

Fotot e shkrepura në Teksas u bënë publike nga Adrienne Bell, një demokrate që është kandidate për në Kongres në vitin 2020.

Policia ka pranuar se praktika e shoqërimit të të ndaluarit nuk është përdorur në mënyrë korrekte.

Shefi i policisë tha: “Së pari, i kërkoj ndjesë zotit Neely për sikletin e panevojshëm që i shkaktuam. Edhe pse kjo është një teknikë e praktikuar dhe e vlefshme në disa raste, mendoj se oficerët tanë nuk e gjykuan mirë situatën dhe mund të kishin pritur për një mjet transporti për të arrestuarin. Do ta ndryshojmë këtë procedurë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2