Vince Carter hyn në historinë e NBA, rekord sezonesh të luajtura

Vince Carter shkruan historinë e basketbollit amerikan.

Lojtari 42-vjeçar, i cili njihet nga tifozët për zhytjet spektakolare që realizonte në rininë e tij, do të firmosë edhe për një vit tjetër me Atlanta Hawks, duke u bërë basketbollisti që ka luajtur më shumë sezone në NBA.

Sezoni që do të nisë në tetor do të jetë sezoni numër 22 për Carter, i cili lë kështu pas vetes Dirk Nowitzki, Kevin Garnett, Robert Parish dhe Kevin Willis, të gjithë me 21 sezone mbi shpatulla.

Vince Carter ka luajtur me 8 skuadra në NBA: Toronto Raptors, New Jersey Nets, Orlando Magic, Phoenix Suns, Dallas Mavericks, Memphis Grizliess, Sacramento Kings dhe Atlanta Hawks.

Ai ka një mesatare karriere prej 17,2 pikë, 4,4 topa në tabelë dhe 3,2 asist për ndeshje. Ka marrë pjesë 9 herë në All Star Game, por kurrë nuk ka arritur në Finalet e NBA.

Shkarkoni aplikacionin e A2