Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

10 vite nga masakra, përkujtohen 4 efektivët e vrarë nga Dritan Dajti

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 15:10 | Aktualitet

Në kohën që Dritan Dajti pret të përfundojë ditët e burgut, familjarët e katër dëshmorëve që u vranë nga dora e tij përkujtuan mes lotëve djemtë e tyre.

Ceremonia përkujtimore e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, por pa praninë e kryepolicit Ardi Veliu, nuk zgjati shumë. “Kolegët tanë që tashmë prehen në altarin e kombit, u ndanë prej nesh nga plumbat e krimit të organizuar dhe ende sot shpirti i tyre nuk gjen paqe deri në dhënien e drejtësisë së merituar për dorën vrastare”, tha Aida Hajnaj, zëvendësdrejtore e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

https://youtu.be/FvwmAvw2Jyw

Mesditën e 7 gushtit 2009, katër efektivët e policisë, Fatos Xhani, Kastriot Feskaj, Sajmir Duçkollari dhe Altin Dizdari, u ekzekutuan nga Dritan Dajti gjatë operacionit për kapjen e tij. Pas një kalvari të gjatë me drejtësinë, Dajti arriti t’i shpëtonte burgut përjetë, ndërsa u dënua në shkurt të vitit 2019 me 25 vite heqje lirie. Vendimi i treshes së Apelit të Krimeve të Rënda hapi debate të shumta, ndërsa pjesa më e madhe gjyqtarëve të cilët rikthyen dosjen nga Gjykata e Lartë te Krimet e Rënda, janë shkualifikuar nga vetting-u.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani