44 mijë tifozë dhe shumë legjenda, Dani Alves prezantohet te Sao Paulo

Gjatë zyrtarizimit te Sao Paolo, Dani Alves u përshëndet nga më tepër se 44 mijë tifozë të pranishëm në stadiumin “Morumbi”.

Klubi brazilian e ideoi si një spektakël prezantimin e afrimit të bujshëm të merkatos. Pritja për Dani Alves ishte si ajo e një ylli të muzikës “rock”. Tre idhuj të skuadrës morën pjesë në ceremoni. Hernanes e prezantoi futbollistin që ka fituar më tepër trofe në karrierë për tifozët, Ricardo Kaka i dorëzoi fanellën me numrin 10 për ta veshur për herë të parë, ndërsa Luis Fabiano i dha një tjetër uniformë të skuadrës.

Në momentin e prezantimit, në ekranin e madh të stadiumit u shfaqën edhe urimet nga ish-shokët e ekipit te Barcelona, Lionel Messi e Luis Suarez, si edhe nga Casemiro i Realit të Madridit.

Shkarkoni aplikacionin e A2