70 milionë euro për Dybala, Juventusi merr ofertë zyrtare për argjentinasin

Pasi ra alternativa Manchester United, tashmë është Tottenham që është futur në garë për argjentinasin Dybala.

Finalistët e Champions kanë paraqitur një ofertë 70 milionë euro te bardhezinjtë, të cilët duket se janë të gatshëm ta pranojnë. Megjithatë, problemi qëndron te kërkesat e lojtarit.

Dybala, sipas mediave italiane, kërkoi 12 milionë euro në sezon te United plus bonuset dhe të njëjtën kërkesë ka bërë edhe te Tottenham. Por kjo shifër do ta bënte argjentinasin edhe më të paguar se kapiteni Harry Kane dhe zor se do të pranohet nga klubi londinez.

Edhe pse oferta duket e pranueshme për drejtuesit bardhezi, Dybala do të pranonte më mirë të qëndronte te Juventusi se sa të transferohej në Angli. Megjithatë, priten orët e fundit të merkatos për të mësuar skuadrën se ku do të vazhdojë karrierën 25-vjeçari argjentinas.

Shkarkoni aplikacionin e A2