Ademi: Shkodrën nuk do ta lemë në dorë të 6 përbindëshave

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një postim ne rrjetin social Facebook ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë hap pas dhe se shkodranët do të dinë të mbrojnë vlerat për të cilat ju vunë kundër diktaturës për 45 vjet.

Ky reagim vjen një dite pasi Ademi takoi për dy orë ambasadorin e prezencës se OSBE në vendin tonë, Bernard Bochard. Sipas Ademit “30 qershori ishte referendumi popullor që i tregoi klikës në pushtetin e uzurpuar se është pakicë, që i tregoi edhe mbarë botës se shumica e shqiptarëve refuzojnë partinë – shtet dhe se refuzojnë monizmin pas 30 viteve pluralizëm”.

Me tej Ademi shkuan ne postimin e saj se, Shkodra nuk mund të lejojë të qeveriset nga banda e inkriminuar uzurpatore, 6 përqindëshat nuk do të mund marrin peng Shkodrën. Do të jetë rrugëtim jo i lehtë, por është e vetmja rrugë për të rikthyer vlerat te të cilat besojnë shumica e shqiptarëve, përfundon reagimin e saj kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila lë të kuptohet se nuk do të dorëzojë zyrën e saj te Valdrin Pjetri i Partisë Socialiste, dalë nga zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Shkarkoni aplikacionin e A2