Akuzat për abuzime, Chelsea kërkon ndjesë për ngjarjet e viteve ’70

22472776

Chelsea, një prej skuadrave më të rëndësishme të futbollit anglez, ka kërkuar falje për abuzimet seksuale të ndodhura në vitet ’70 nga Eddie Heath, i cili në atë periudhë ishte trajner i të rinjve dhe drejtues i zbuluesve të talenteve.

Ai punoi për më tepër se një dekadë në klubin londinez dhe sipas dëshmive të 23 personave, të cilët në atë periudhë ishin nga 10 deri në 17 vjeç, Heath i ngacmonte dhe abuzonte seksualisht.

Edhe pse ish-trajneri i Akademisë nuk jeton më prej vitit 1983, Chelsea kërkoi të sqaronte këtë pjesë të errët të historisë.

“Heath ishte një dhunues i egër. Edhe pse tani klubi është një vend krejt i ndryshëm nga ajo periudhë, nuk duam kurrësesi të shmangemi nga përgjegjësitë e asaj që ka ndodhur”, thuhej në një deklaratë zyrtare.

Shkarkoni aplikacionin e A2