Bashkia Peqin, konstituohet këshilli dhe betohet kryetari i ri Lorenc Tosku

PDIU dhe përfaqësuesi i saj që drejtoi bashkinë e Peqinit në katër vitet e fundit, Saimir Hasalla, kanë dorëzuar paqësisht Bashkinë, kryetarit të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Lorenc Toskut të PS.

Ne ceremoninë e konstituimit të Këshillit Bashkiak të Peqinit dhe betimit të kryetarit të ri, ishte i pranishëm edhe deputeti Taulant Balla.

Ky i fundit në fjalën e tij u shpreh se këshilltarët e rinj duhet të sjellin në zyrat e bashkisë dhe në mbledhjet e Këshillit, apo të institucioneve të tjera përkatëse hallin e çdo banori, propozimet e çdo lagjeje, fshati, komuniteti, sikletet e çdo sipërmarrësi të madh, apo të vogël.

Shkarkoni aplikacionin e A2