Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Del Toro nderohet me yll, regjisori meksikan dënon sulmet ndaj emigrantëve

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 10:41 | Showbiz
Del Toro nderohet me yll, regjisori meksikan dënon sulmet ndaj

“Jam meksikan dhe emigrant”. Me këto fjalë e pranoi yllin e tij në bulevardin e famës në Hollivud, regjisori fitues i çmimeve Oscar, Guillermo Del Toro. Meksikani shfrytëzoi platformën për të mbrojtur emigrantët pas sulmit në El Paso, në fundjavë. 

“Ka dy gjëra që dua të sqaroj sot lidhur me mua. Pikë së pari jam i çuditshëm. Gjëja e dytë që duhet të dini është se jam meksikan dhe emigrant. Aktualisht jemi në një moment frike e përçarje të madhe. Frika ka pikërisht këtë qëllim, të na ndajë, të na tregojë se jemi të gjithë të ndryshëm dhe se nuk duhet t’i besojmë njëri-tjetrit. Por antidoti i kësaj gjëje është të bashkohemi e të kuptojmë se këto ndasi janë thjesht fantazi”, u shpreh regjisori i famshëm.

Del Toro është nderuar me çmime të panumërta gjatë karrierës së tij, si regjisor i filmave fantazi. Ka fituar dy çmime Oscar, një Golden Globe, një çmim Bafta dhe gjithashtu Luanin e Artë të festivalit të Venecias për fimin ‘The shape of water’. 

“Si meksikan, nderimi me këtë yll është një gjest i rëndësishëm. Dua t’u them të gjithë emigrantëve nga çdo vend i botës se duhet të besojnë tek mundësitë e jo pengesat.  Mos iu besoni gënjeshtrave që thonë për ne”, deklaroi Del Toro.

Në ceremoni ishin të pranishëm regjisori JJ Abrams dhe këngëtarja Lana del Rey, të cilët vlerësuan vizionin artistik të Del Toros në fjalimet e tyre. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë