Ekspertët thonë se është gati që të shembet, çmontohet “arkivoli” i Çernobilit

Një “arkivol” prej çeliku dhe betoni, që u ndërtua për të përmbajtur mbeturinat radioaktive nga katastrofa bërthamore e vitit 1986 në Çernobil, po çmontohet përpara se të shembet vetë.

Ekspertët thonë se ka “shumë mundësi” që 400,000 m³ beton dhe 7,2 milionë kg çelik mund të rrëzohen vetë dhe për këtë arsye, firma ukrainase që ka për detyrë mirëmbajtjen e ish-centralit bërthamor ka nënshkruar një kontratë prej 78 milionë dollarësh për t’u marrë me këtë punë deri në vitin 2023.

Tashmë, firma do të zhbëjë punën e 600 000 punëtorëve sovjetikë që nisën të ndërtojnë “kutinë” më pak se dy muaj pas katastrofës. Mburoja e re do të kushtojë rreth 2,4 miliardë dollarë.

Mburoja e vjetër ka mbajtur nën kontroll 200 ton korium radioaktiv, 30 ton pluhur të ndotur me mbeturina radioaktive dhe 16 ton uranium.

33 vite më parë, në centralin bërthamor të Çernobilit ndodhi aksidenti i tmerrshëm që për pak shoi njerëzimin. Ishte në këtë central, në orën 01:23 të së shtunës së datës 26 prill 1986 që një shpërthim dërgoi në qiell 200 ton beton që mbanin poshtë bërthamën e reaktorit. Një shpërthim i dytë edhe më i fortë e ndoqi, duke krijuar një re radioaktive 400 herë më të madhe sesa bomba e hedhur në Hiroshima.

Pas incidentit, zonat brenda rrezes së 30 km u mbyll dhe rreth 250 000 persona u evakuuan. Zyrtarisht, askush nuk është lejuar që të kthehet në ato zona, pasi ka sërish shumë radiacion.

Shkarkoni aplikacionin e A2