Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Energjia frenon ekonominë, Sejko: Prodhimi i ulët ngadalësoi ritmin e rritjes

Nga A2 CNN
7 Gusht 2019, 19:13 | Ekonomi
Energjia frenon ekonominë, Sejko: Prodhimi i ulët ngadalësoi

Energjia po materializohet si risku më i madh për ekonominë shqiptare këtë vit, ashtu siç ishte parashikuar më herët edhe nga FMN e Banka Botërore.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaron se efektet negative të prodhimit të ulët të energjisë kanë penalizuar rritjen ekonomike edhe në tremujorin e dytë të vitit.

"Ngadalësimi i ritmit të rritjes ka ardhur kryesisht si pasojë e rënies së prodhimit të energjisë elektrike në përgjigjje të kushteve jo të favorshme klimaterike. Ndikimi i këtij faktori pritet të jetë i pranishëm edhe në pjesën e mbetur të vitit", tha Sejko.

Sipas Sejkos, rreziqet e shtuara në ekonomi, që përfshijnë ngadalësimin e ekonomisë së eurozonës, si dhe tensioni politik, kanë shtyrë afatin e kthimit të pritur të inflacionit në objektiv. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani