Futbolli i femrave/ Vllaznia, fitore me përmbysje në debutimin në Champions

Vllaznia në futboll për femra e ka nisur me fitore aventurën në Champions League për këtë edicion.

Kampionet e Shqipërisë fituan 3 me 1 përballë Ueksford Juths, skuadrës kampione të Irlandës.

Golat e lojtareve amerikane, Duzat e Dojli, përmbysen rezultatin në favor të vajzave kuqeblu, ndërsa Megi Doçi përpara pushimit ndërmjet pjesëve vulosi triumfin e Vllaznisë.

Me këtë sukses, skuadra shkodrane vendoset në pozita mjaft komode për të realizuar objektivin e kualifikimit nga grupi 10 i Champions League për femra, me ndeshjet që po zhvillohen me sistem grumbullimi në Lituani.

Shkarkoni aplikacionin e A2