Hajduti “bojaxhi”, A2 CNN siguron videon grabitjes së parave

I veshur me rroba pune me një ecje të shkujdesur dhe me qese në dorë, grabitësi i pikës së kredidhënieve të vogla hyri rreth orës 15:19 në biznes dhe nën kërcënimin e armës mori paratë e arkës.

Në videon e siguruar nga A2 CNN i riu rreth të 30-ave duket teksa hyn ndërsa grabitja zgjat më shumë se 1 minutë, ndërsa pas daljes nga biznesi, agresori ka mbushur qesen me para. Ngjarja ende nuk është zbardhur nga policia, e cila ndonëse ka sekuestruar kamerat e sigurisë nuk ka mundur të shquajë personin, i cili për të mbuluar fytyrën mban një maskë të njëjtë si të bojaxhinjve.

Për kapjen e tij policia ka marrë edhe disa gjurmë gishtërinjsh, ndërsa sipas njoftimit zyrtar ende nuk dihet se cila është shuma e grabitur.

Shkarkoni aplikacionin e A2