Ikën një tjetër legjendë, Diego Forlan njofton tërheqjen

Diego Forlan njoftoi largimin nga futbolli i luajtur. Gjatë karrierës së shkëlqyer, ku ka luajtur afro 700 ndeshje, sulmuesi nga Uruguaji ka përfaqësuar ngjyrat e ekipeve si Villareal, Atletico Madrid, Manchester United dhe Inter.

“Pas 21 viteve vendosa t’i jap fund karrierës si futbollist profesionist. Tani për mua do të nisë një sfidë e re”, ishin fjalët e 40-vjeçarit.

Në këtë mënyrë, një tjetër legjendë tërhiqet nga futbolli. Në vitin 2010, Diego Forlan u vlerësua si “Lojtari më i Mirë” i Kupës së Botës, duke ndihmuar Uruguajin të pozicionohej në vendin e katërt. Në atë edicion, ai u shpall edhe golashënuesi më i mirë i turneut, së bashku me David Villa, Ëesley Sneider dhe Thomas Muller.

Shkarkoni aplikacionin e A2